"Fsheh diçka!" Arrestohet argjendari ku 2 pensionistët italianë shkuan të shisnin ar fals

Është arrestuar dhe pronari i argjendarisë ku dy pensionistë italianë tentuan të shisnin arë fals.

Policia Elbasanit informoi sot (18 gusht 2022) arrestimin e 53 vjeçarit Jani T. pasi akuzohet për "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"

Riccardi Gennario 76 vjeç banues në Milano dhe Fortunato Maddaloni 67 vjeç banues në Napoli u arrestuan në flagrancë dy ditë më parë, më 16 gusht, në kuadër të operacionit të koduar "Fake Gold", teksa po tentonin që të shisnin ar të rremë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sasi të tilla ari fals u janë shitur shumë argjendarive në Shqipëri e Mal të Zi. Policia informoi se nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.

Në cilesinë e provës materiale dy italianeve iu sekuestruan 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Te arrestuarit u akuzuan për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.