Sillnin drogë nga Britania në Shqipëri, momenti kur policia ndalon dy 18-vjeçarët në Durrës. Po udhëtonin me taksi

Ky është momenti i arrestimit të dy 18-vjeçarëve të cilët sillnin lëndë narkotike me postë nga Britania në Shqipëri.

Siç shihet në videon e bërë publike nga policia e cila po udhëtonte në makina  pa logon e policisë, i ka ndjekur të rinjtë dhe i ka arrestuar në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me taksi. Në kuadër të operacionit “Green mail 2”, u sekuestruan 2 pako me 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është shtetasi M. V., i cili ka dërguar shtetasin D. Sh. për t’i marrë pakot nga vëndi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë.”- njofton policia.

Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 shtetas.