Zjarri në Vlorë shkrumbon sipërfaqe me ullishte e pemëtari

Vijon prej disa oresh të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Babicë të Vlorës. Si rrjedhojë e flakëve është djegur sipërfaqe e konsiderueshme tokë e mbjellë me ullinj, pemëtari të zonës dhe shkurre.

Efektivë të shumtë të forcave zjarrfikëse po luftojnë prej orësh tashmë me flakët teksa e kanë të vështirë për ti vendosur nën kontroll për shkak të avancimit të tyre duke patur si ndihmës erën.

Një banor thotë se janë djegur mbi 5 mijë rrënjë ullinj shekullorë.

"Po mundohemi vetë me mjete rrethanore për të fikur flakët pasi sipas tyre mjetet e zjarrfikëses e kanë të pamundur të ngjiten nga terreni i vështirë."

Zjarri në Vlorë shkrumbon sipërfaqe me ullishte e pemëtari