Qarkullonte me 3 karta ID të falsifikuara, në pranga 27-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë në parë për drogë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke qarkulluar me tre mjete identifikimi të falsifikuara.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi  E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në rrugën "Sokrat Miho", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.