Atentati në Vlorë/ Makina largohet nga vendi i krimit, ekzekutorët qëlluan drejt xhamit të parmë të makinës dhe në krahun e shoferit
Rreth orës 12:20 makina e viktimave të atentatit të ndodhur pranë mbikalimit të fshatit Panaja në aksin Fier-Vlorë është marrë nga vendngjarja dhe do të dërgohet për në ambientet e policisë për të vijuar marrjen e provave.
Nga ajo që duket ekzekutorët kanë qëlluar dhe në xhamin e parmë të makinës si dhe në krahun e shoferit.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Viktimat janë Hakim Xhezo, 34 vjeç dhe Shpati Lena, 37 vjeç.
Fillimisht është menduar se ishte aksident por më pas është kuptuar se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë.
Disa minuta më pas në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMW", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Dyshohet se vrasja ka motive hasmërie.
