Atentati me dy viktima/ Policia ‘blindon’ Vlorën, ngrihen postblloqe për kapjen e autorëve

Policia e Lushnjes kontroll me postbllok në kuadër te operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes në Vlorë, ku mbetën të vrarë dy persona.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se policia e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me policinë e rendit dhe efektive te kriminales verifikim mjeteve te dyshuara.

Atentati ndodhi paraditen e sotme(18 Gusht) në Vlorë, ku si pasojë e atentatit mbetën të vdekur Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhazo 34-vjeç.

Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash duke i lënë të vdekur në vend.

Shpati Lena nuk është emër i panjohur për policinë, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Arben Beqirajt ngjarje e ndodhur më 4 gusht të vitit 2019. 37-vjeçari së bashku me dy të tjerë u arrestuan më 23 mars të këtij viti në kuadër të operacionit "Waves". Asokohe ai u akuzua për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", ky shtetas ka precedent penale në fushën e krimit kundër personit dhe "Prodhim dhe shitja e narkotike".

Ndërkohë Xhezo rezulton të jetë vëllai i Eduard Xhezo një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Beqirajt.  Vetë Hakim Xhezo, kishte precedentë penalë të mëparshëm në fushën e "Armëmbajtje pa leje" dhe "Prodhim dhe shitje narkotikesh".

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie.

Ndërkohë në Frakull të Fierit është gjetur dhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët. Brenda saj janë gjetur dhe tre automatikë.