Sergio Ramos “kasapi” i shekullit të 21, Pepe apo Felipe Melo i “bëjnë hije”

Një nga mbrojtësit më të medhenj të shek. 21 por njëkohësisht edhe më i ndëshkuari. Sergio Ramos është lojtari që mban rekordin e numrit të kartonëve në shekullin aktual dhe diferenca e tij me ndjekësit është e madhe pasi edhe stili që ka zgjedhur të ndjekë në fushën e lojës, është dukshëm më agresiv.

Një një klasifikim të publikuar nga “PopFoot”, ai mban vendin e parë me 290 kartonë në total ku 27 janë të kuq dhe pjesa tjetër e verdhë. Vendi i dytë? Dani Alves me 250 i ndjekur nga Felipe Melo me 207 dhe Pepe me 204. Mjafton të shikojmë diferencën me këta dy të fundit për të kuptuar se sa i “dhunshëm” ka qenë qëndërmbrojtësi i Real Madrid në lojën e tij.

Klasifikimi vijon me Mascheranon dhe Vidal dhe ky është një tregues i qartë për nivelin e lartë të ashpërsisë së lojtarëve në La Liga pasi 5 nga 6 të parët e këtij klasifikimi janë aktivizuar gjatë në në Spanjë. Për të gjetur të tjerë emra interesantë në këtë listë mjafton të përmendim Paul Scholes në vendin e 20 apo Genaro Gatusso në të 16-in.

Sergio Ramos “kasapi” i shekullit të 21, Pepe apo Felipe Melo i