Atentati me dy viktima në Vlorë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e ndodhur paraditen e sotme (18 Gusht), në Vlorë, ku mbetën të vrarë Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Shpati Lena nuk është emër i panjohur për policinë pasi ai dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur më 4 Gusht të viti 2019.
37-vjeçari së bashku me dy të tjerë u arrestuan më 23 mars të këtij viti në kuadër të operacionit "Waves". Asokohe ai u akuzua për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", ky shtetas ka precedent penale në fushën e krimit kundër personit dhe "Prodhim dhe shitja e narkotike".
Ndërkohë Xhezo rezulton të jetë vëllai i Eduard Xhezo një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Beqirajt. Vetë Hakim Xhezo, kishte precedentë penalë të mëparshëm në fushën e "Armëmbajtje pa leje" dhe "Prodhim dhe shitje narkotikesh".
Vrasja e biznesmenit
Arben Beqiraj u vra më 4 gusht të vitit 2019. Ai u qëllua me 6 plumba ndërsa ndërroi jetë në spital. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur dhe Ergeset Beqiraj e Nesim Hodaj.
Ngjarja ndodhi në Plazhin e Vjetër në Vlorë ndodhi kur zona ishte e tejmbushur me pushues.
Shtetasi Arben Beqiraj, 40 vjeç, ishte duke pirë kafe së bashku me djalin dhe nipin e tij , kur ndaj tij është qëlluar me armë. 40 vjeçari është goditur me plumb në kraharor ndërsa djali i tij 18 vjeçar Erges Beqiraj si dhe nipi Nesim Hodaj morën plagë në këmbë.
Në pranga për ngjarjen u vu Eduart Xhezo, më 30 tetor të vitit 2019, si autor i dyshuar për vrasjen e Beqirajt.


