Atentati në Vlorë/ Dyshohet se viktimat u qëlluan edhe brenda kanalit, më shumë se 50 plumba

Vijojnë të zbulohen detaje të reja të atentatit të ndodhur në dalje të fshatit Panaja të Vlorës, ku rreth orës 09:50, të ditës së sotme (18 gusht 2022) në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar brenda automjeti tip "Benz".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kalimtarët kanë pikasur mjetin e rënë në kanal dhe fillimisht kanë dyshuar se ka qenë aksident por më pas kanë parë që personat kishin plagë me armë zjarri dhe makina kishte shenja plumbash.

Dyshohet se fillimisht ekzekutorët kanë qëlluar drejt makinës së viktimave në ecje e sipër në drejtim paralel por gjithashtu  dyshohet se viktimat janë qëlluar edhe brenda në kanal me breshëri automatiku, më shumë se 50 plumba, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimave ndërsa policia ka arritur të identifikojë pronarin e Benzit ku po udhëtonin viktimat pasi kanë gjetur dokumentet e makinës në kroskot.

Ndërkohë që makina e djegur që është gjetur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, është e tipit BMË pa targa dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Atentati në Vlorë/ Dyshohet se viktimat u qëlluan edhe brenda
Në foto: Vendi ku ekzekutuan Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo, në aksin Fier-Vlorë, 18 gusht 2022
Atentati në Vlorë/ Dyshohet se viktimat u qëlluan edhe brenda
Në foto: Vendi ku ekzekutuan Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo, në aksin Fier-Vlorë, 18 gusht 2022