U ekzekutuan me breshëri plumbash/ Çfarë i lidh Shpati Lenën dhe Hakim Xhezon me vrasjen e Arben Beqirajt?

U ekzekutuan me breshëri plumbash/ Çfarë i lidh Shpati
Ne foto: Vendi ku u ekzekutuan Hakim Xhezo dhe Shpati Lena. Ne foto Arben Beqiraj, i ekzekutuar ne gusht te 2019

Geno Shpati Lena, i cili mbeti i vdekur në atentatin e ndodhur ditën e sotme (18 Gusht) në Vlorë nuk është emër i panjohur për drejtësinë.

Lena, dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit  Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur më 5 Gusht të vitit 2019.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

37-vjeçari së bashku me dy të tjerë u arrestuan më 23 mars të këtij viti në kuadër të operacionit "Waves".

Asokohe ai u akuzua për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", ky shtetas ka precedent penale në fushën e krimit kundër personit dhe "Prodhim dhe shitja e narkotike".

Së bashku me të viktimë mbeti dhe Hakim Xhezo, vëllai i Eduard Xhezo një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Beqirajt. 

Vetë Hakim Xhezo, kishte precedentë penalë të mëparshëm në fushën e "Armëmbajtje pa leje" dhe "Prodhim dhe shitje narkotikesh".

Vrasja e biznesmenit

Arben Beqiraj u vra më 4 gusht të vitit 2019. Ai u qëllua me 6 plumba ndërsa ndërroi jetë në spital. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur dhe Ergeset Beqiraj e Nesim Hodaj.

Ngjarja ndodhi në Plazhin e Vjetër në Vlorë ndodhi kur zona ishte e tejmbushur me pushues.

Shtetasi Arben Beqiraj, 40 vjeç, ishte duke pirë kafe së bashku me djalin dhe nipin e tij , kur ndaj tij është qëlluar me armë. 40 vjeçari është goditur me plumb në kraharor ndërsa djali i tij 18 vjeçar Erges Beqiraj si dhe nipi Nesim Hodaj morën plagë në këmbë.

Në pranga për ngjarjen u vu Eduart Xhezo, më 30 tetor të vitit 2019, si autor i dyshuar për vrasjen e Beqirajt.