Vrasjet në vend/ Salianji: Gjendja e krimininalitetit alarmante, qeveria bashkëpunon me bandat. Pasiguri te qytetarët
Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë tronditur ditën e sotme e të djeshme vendin tonë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se gjendja e kriminalitetit në vend është alarmante, ndërsa shton se mungesa e autoritetit të shtetit vjen si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Ai thotë se vrasjet që po ndodhin në vendin tonë, krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët.
Postimi i plotë:
Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet kodet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.
Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze të pazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjendja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!
Gjendja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!

