Atentati në Vlorë me 2 të vrarë, në makinën e djegur gjenden automatikë

Makina e autorëve të dyshuar të atentatit të ndodhur paraditen e sotme pranë fshatit Panaja të Vlorës është gjetur pak metra larg kthesës së Çervenit, afër autostradës Levan Tepelenë.

Në atentat kanë mbetur 2 të vrarë dhe një të plagosur.

Automjeti që dyshohet se është i autorëve është shuar nga flakët (10: 40) . Automjeti është i tipit Benz.

Ka qenë një banor I zonës që kishte tokat atje që ka parë makinën të digjej dhe ka njoftuar policinë.


KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Forcat e policisë dhe zjarrfikëset kanë bërë shuarjen e flakëve dhe kqyrjen e makinës së djegur.

Dyshohet se brenda ndodhet dhe arma e krimit, kallashnikov.

Automjeti ka distancë të largët nga banesat përreth, informon gazetarja e Ora Neës, Inelda Vallja.

mendohet se autorët kanë përshkuar rrugën e vjetër të Vlorës, kanë kaluar Urën e Mifolit dhe janë ndalur afër fshatit Çerven ku dhe kanë djegur makinën.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar.

Atentati në Vlorë me 2 të vrarë, në makinën e
Foto: Makina e djegur ku u gjetë dhe automatiku