Atentati në Vlorë/ Makina shoshë nga plumbat, brenda 2 të vrarë ende të paidentifikuar

Atentat në Vlorë. Një makinë është qëlluar me breshëri automatiku në ecje e sipër në fshatin Panaja të Vlorës.

Brenda në automjetin e llojit Ford janë dy persona të vrarë.

Ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i fshatit Panaja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Pasi është goditur nga plumbat makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Kanë qenë shoferët e makinave të tjera që kanë telefonuar policinë duke dyshuar fillimisht se kemi të bëjmë me një aksident.

Por më pas policia pasi ka mbërritur ka parë se ishin para një atentati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Ndërkohë që në autostradën Levan – Tepelenë, në Frakull të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është e autorëve.

Ende nuk janë identifikuar viktimat.

Atentati në Vlorë/ Makina shoshë nga plumbat, brenda 2 të
Në foto: Vendi ku ekzekutuan Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo, në aksin Fier-Vlorë, 18 gusht 2022