Identifikohen 2 viktimat e atentatit në Vlorë

Identifikohen viktimat e atentatit të ndodhur rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Ata janë Hakim Xhezo, 34 vjeç dhe Shpati Lena, 37 vjeç  

Ata janë gjetur të vrarë në makinën tip Benz e cila është gjetur në kanal.

Dy të rinjtë janë persona me precedentë penalë. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shpati Lena ka qenë dyshuar për vrasjen e Arben Beqirajt në plazh të vjetër në 5 gusht 2019. Ndërsa Hakim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos i dyshuar dhe ky, i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt.

Ndërkohë gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMË", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Kalimtarët kanë pikasur mjetin e rënë në kanal dhe fillimisht kanë dyshuar se ka qenë aksident por më pas kanë parë që personat kishin plagë me armë zjarri dhe makina kishte shenja plumbash.

Dyshohet se fillimisht ekzekutorët kanë qëlluar drejt makinës së viktimave në ecje e sipër në drejtim paralel por gjithashtu  dyshohet se viktimat janë qëlluar edhe brenda në kanal me breshëri automatiku, më shumë se 50 plumba, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.