Atentat në Vlorë, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ekzekutohen në makinë, autorët djegin makinën me 3 automatikë brenda

Geno (Shpat) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç u ekzekutuan në një atentat në autostradën Fier-Vlorë paraditen e 18 gushtit 2022.

Ata po udhëtonin me makinë e cila u sulmua me breshëri kallashnikovi rreth orës 09:50 minuta pranë fshatit Panaja nga një tjetër mjet.

Për pasojë mjeti përfundoi jashtë rruge në një kanal. Ekzekutorët sipas të dhënave besohet se e vijuan sulmin me armë derisa u siguruan se objektivët e tyre kishin mbetur të vdekur në vend.

Makina e viktimave është qëlluar në tre anë.

Atentatorët, ishin të paktën 3 persona, një drejtonte mjetin dhe dy të tjere në rolin e qitësit.

Prej aty ata kanë vijuar drejt Fierit, ku pranë fshatit Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, dogjën makinën që përdorën për vrasjen, skemë e zakonshme kjo pas çdo atenati pasi zjarri fshin gjurmët.

Aty brenda mjetit që rezultoi i vjedhur në flakë lanë edhe tre armë zjarri automatikë kallashnikov.

Më pas autorët kanë humbur gjurmët dhe kontrollet e para të policisë për identifikimin dhe arrestimin e tyre nuk dhanë rezultat.

Nga të gjitha të dhënat rezulton se atentati ishte i mirëorganizuar, pasi mësohet se Shpat Lena, prej kohës lëvizte vetem me mjete të blinduara.

Hakmarrja është pistë kryesore e krimit.

Shpati Lena dhe vëllai i Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, janë të përfshinë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, I njohur ndryshe si Beni i Çecesë

37 vjeçari Lena u arrestua në mars të këtij viti, në lidhje me ngjarjen, por gjykata e la të lirë Shpati Lenën në masën detyrim paraqitje.

Fillimisht është menduar se ishte aksident por kur jane afruar kanë parë se kemi të bëjmë me vrasje.


LAJMI U PERDITESUA

Ketu te gjitha zhvillimet deri ne mbremje per atentatin qe tronditi mengjesin e sotem


Ora 18:46 Shpati Lena u ekzekutua për ditëlindje, 15 të shoqëruar në polici 


 Ora 15: 56 Dy viktimat po shkonin të takonin Eduard Xhezon në burgun e Lushnjës. Në makinë u gjetën rroba e ushqime


Ora 14: 30 Ekzekutorët dyshohet vrasës me pagesë, i kanë mbajtur nën mbikqyrje


Ora 12:34/ Atentati në Vlorë, Makina largohet nga vendi i krimit, ekzekutorët qëlluan drejt xhamit të parmë të makinës dhe në krahun e shoferit


Ora 12:30/ Atentati me dy viktima, Policia ‘blindon’ Vlorën, ngrihen postblloqe për kapjen e autorëve


Ora 11:58/ Atentati me dy viktima në Vlorë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie


Ora 11:43/ U ekzekutuan me breshëri plumbash/ Çfarë i lidh Shpati Lenën dhe Hakim Xhezon me vrasjen e Arben Beqirajt?


Ora 11:21 Atentati në Vlorë/ Ora News siguron videon, ky është momenti kur digjet makina që dyshohet se u përdor nga autorët


Ora 11:18  Identifikohen viktimat e atentatit të ndodhur rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Ata janë Hakim  Xhezo dhe Shpati Lena të cilët njihen si persona me precedentë penalë.

Shpati Lena ka qenë dyshuar për vrasjen e Arben Beqirajt në plazh të vjetër në 5 gusht 2019. Ndërsa Hakim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos i dyshuar dhe ky, i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt.


Ora 11:16  Reagon Salianji: Gjendja e krimininalitetit alarmante, qeveria bashkëpunon me bandat


Ora 11:19 Atentati në Vlorë/ Dyshohet se viktimat u qëlluan edhe brenda kanalit, më shumë se 50 plumba


Ora 10:52 Trupat e viktimave largohen nga mjeti, 3 automatikë brenda makinës së djegur. FNSH kreh zonen 

Atentat në Vlorë. Një makinë është qëlluar me breshëri automatiku dhe kane mbetur te vrare dy persona dhe një tjetër është plagosur. Rreth orës 10:50 policia nisi largimin e trupave te viktimave nga makina.

Policia jep informacionin paraprak : Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz".

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMW", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier  kanë  ngritur pika kontrolli  dhe po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.


Ora 10:35  Atentati në Vlorë me 2 të vrarë e 1 të plagosur, dyshohet se në makinën e ekzekutorëve ishin 3 persona 

Dyshohet se autorët e atentatit tek mbikalimi në fshatin Panaja të Vlorës kanë qenë 3.

Njëri prej tyre ka pasur rolin e shoferit ndërsa dy të tjerët kanë luajtur rolin e ekzekutorit duke qëlluar me automatik drejt makinës “Ford”

Deri tani flitet për 2 të vrarë dhe një të plagosur. Ende nuk dihet identiteti i tyre.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar trafik. 

Makina që është gjetur e djegur në Levan Tepelenë është e llojit Benz.


Ora 10:26 Atentati në Vlorë/ Makina shoshë nga plumbat, brenda 2 të vrarë ende të paidentifikuar 

Atentat në Vlorë. Një makinë është qëlluar me breshëri automatiku në ecje e sipër në fshatin Panaja të Vlorës.

Brenda në automjetin e llojit Ford janë dy persona të vrarë.  Ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i fshatit Panaja.

 Pasi është goditur nga plumbat makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Kanë qenë shoferët e makinave të tjera që kanë telefonuar policinë duke dyshuar fillimisht se kemi të bëjmë me një aksident.

Por më pas policia pasi ka mbërritur ka parë se ishin para një atentati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi.

Ndërkohë që në autostradën Levan – Tepelenë, në Frakull të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është e autorëve.

Ende nuk janë identifikuar viktimat


Ora 10:14  Makina eshtë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet mbi 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Atentat në Vlorë,  Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ekzekutohen në
Ne foto: Makina e qelluar ku ndodhen viktimat

 

10:05  Atentat në Vlorë, gjendet makine e djegur në Frakull të Fierit

Atentat në Vlorë. Një makinë është qëlluar me breshëri automatiku në ecje e sipër në fshatin Panaja të Vlorës.

Një makinë është qëlluar në ecje e sipër dhe flitet për dy viktima, por të dhënat mund të ndryshojnë.

Pak minuta më pas një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se është e autorëve të krimit.

Lajmi u raportua ne redaksi rreth ores 10:00

Atentat në Vlorë,  Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ekzekutohen në
Në foto: Vendi ku ekzekutuan Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo, në aksin Fier-Vlorë, 18 gusht 2022
Atentat në Vlorë,  Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ekzekutohen në
Në foto: Vendi ku ekzekutuan Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo, në aksin Fier-Vlorë, 18 gusht 2022
Atentat në Vlorë,  Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ekzekutohen në
Në foto: Vendi ku ekzekutuan Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo, në aksin Fier-Vlorë, 18 gusht 2022
Atentat në Vlorë,  Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ekzekutohen në
Në foto: Vendi ku ekzekutuan Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo, në aksin Fier-Vlorë, 18 gusht 2022

(Shenim: Per kete ngjarje raportuan gazetaret: Edi Ruçi, Edison Vatnikaj, Elton Qyno, Keti Banushi)