Berisha akuza Ramës për krizën energjitike: E përdor si mjet terrori
Nga tryeza e bashkëbisedimit me ekspertë lidhur me rritjen e çmimeve kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Ramën për krizën energjetike.
Berisha u shpreh se dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput i bazuar në abuzim keqpërdorim dhe vjedhje.
“Një kryeministër që për të mbuluar të gjitha këto terrorizon qytetarët se ka për gjë tu thotë se po nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha: Nuk ka logjikë ekonomike që të pretendohet se do të ndërpresim energjinë në vitet më të lagështa të vendit që 99, 9 % e të energjisë elektrike e ka nga uji të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja 9 terravat kundrejt 7.2 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset shkatërrimtare. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput i bazuar në abuzim keqpërdorim dhe vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri me dokumente ka blerë energji me 220-250 euro megavat, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blenë energji me 540 euro në një kohë kur në bursë shitet me 410 euro. Një kryeministër që për të mbuluar të gjitha këto terrorizon qytetarët se ka për gjë tu thotë se po nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim.
“Pra e përdor si një mjet terrori, dhe e konsideron rritjen e çmimit për familjarët. Është akt i papërgjegjshëm. Kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri 0.9 lekë, ua shet qytetarëve 98 herë më shumë, ja shet biznesit me 200. Nuk ndryshon kursi i kësaj qeverie por po ndalem ti them qytetarëve që potenciali i ndryshimeve në këtë fushë është i plotë dhe i mundshëm”, tha Berisha.
