Riaktivizohet zjarri në Dyshnik, shpëtohen nga flakët varrezat e fshatit

Zjarri i rënë në fshatin Dyshnik pasditen e sotme është riaktivizuar sërish 1orë më parë.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar Repartin Zjarrfikës të Beratit nga frika se zjarri po përparonte drejt varrezave të fshatit.

Efektivë të shumtë zjarrëfikës janë nisur drejt zonës së zjarrit dhe kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët që ishin futur në parcelat e varrezave, duke shmangur djegien e tyre.

Aktualisht raportohet se zjarri është vënë nën kontrroll dhe zona po monitorohet për të shmangur sërish riaktivizimin e vatrave të nxehta të tij.

Zjarri i parë në fshatin Dyshnik u regjistrua pas mesditës së sotme dhe u vu aksidentalisht nga vetë banorët që ishin duke djegur mbeturinat në anë të tokave.

Zjarri u doli nga kontrrolli dhe u përhap drejt ullishteve, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Fatmirësisht edhe parcelat me pemëtari u shpëtuan, por zjarri u riaktivizua sërish, duke devijuar drejt varrezave.