Incineratori i Tiranës, PD i kërkon SPAK të zbardhë aferën e 310 mijë eurove të granteve të BE-së
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi i kërkon SPAK të hetojë faktet e reja që kanë dalë në lidhje me vjedhjen e granteve të reja për bujqësinë. Në një deklaratë për median nga landfilldi i Sharrës, ai tha se duhet të zbardhet afera e 310 mijë eurove që grabiti Stela Gugallja dhe rolin e ministres së Bujqësisë Krifcka
Deklarata e Malltezit
"Sekserja e Edi Ramës, Gugallja në bashkëpunim me një punonjës të inceneratorit të Tiranës, nëpërmet agjencisë ABZHR të qeverisë, ka marrë 310 mijë euro nga grantet e BE.
Pasi po vjedhin 430 milionë euro para publike ne partneritet me Edi Ramën, makutëria e madhe i shtyu sekserët e qeverisë që të përlajnë edhe 310,000 euro të taksapaguesve evropiane! Edi Rama shpronësoi me dhunë dhjetëra fshatarë me koston e një stilolapsi për m2 tokë në Sharrë pas i duhej për ”interes te madh publik”.
Nga toka që shpronësoi Rama, sekserët e Ramës i shitën 8500 m2 një punonjësit të inceneratorit me kusht që t’ia vinte në dispozicion Stela Gugalles të grabiste edhe 310,000 euro nga parate BE.
Disa pyetje për SPAK:
1.Pse u shpronësuan përdhunshëm dhjetëra fshatarë për zgjerimin e Sharrës? Për inceneratorin apo për të përlare Stela Gugallja edhe 310,000 euro nga fondet e taksapaguesve evropiane?
2. Ku ndodhet inceneratori i Tiranës? Se serat e Edi Gugalljes po i shohim.
3.Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet IPARD të BE?
4.Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar edhe ajo si të tjerët, ndaj nuk guxonte të bënte pyetje?
5.Si na doli edhe në Tiranë Stela Gugallja kur, sipas Edi Ramës, në Sharrë ishte një kompani e huaj që nuk kishte lidhje me Gugallen apo Zoton?