Trafiku paralizon Vlorën pasditeve

Pasditja shoqërohet me qarkullim të rënduar automjetesh në Vlorë. Pushuesit të cilët këto ditë po i kalojnë në qytet kanë shtuar ndjeshëm përqindjen e automjeteve, duke u shkaktuar trafik në disa akse kryesore rrugore.

Akset të cilat paraqiten më problematike përsa i përket trafikut janë Transballkanike, shëtitorja Lungomare dhe sigurisht Vlorë-Orikum.

Policia rrugore ndërkohë ka dalë në rrugët e qytetit duke bërë rolin e semaforit në kontrollin e qarkullimit në qytet.