Përfundon protesta për Jonadën, hapi i radhës peticion në gjithë Shqipërinë
Është mbyllur protesta e dytë për të kërkuar drejtësi për Jonadën 7 vjeçarja që humpi jetën pasi u godit nga skafi në Himarë.
Ka enë një protestë ku është kërkuar dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Turizmit. Protestuesit kanë vendosur që lufta apo përpjekja të kryehet përmes një peticioni që do të zhvillohet në të gjithë Shqipërisë.
Protesta ka zgjatur për rreth një orë e 45 minuta.
Në dy protestat e zhvilluara nuk ka pasur një reagim lidhur me shkarkimin.
Qytetarët që morën pjesë në protestë ishin paqësor. Nuk u rregjistrua asnjë incident. Sa i përket personave prezent në radhët e partisë demokratike ka qeneë i pranishëm Murrizi dhe Balliu.
Në këtë protestë munguan liderat e dy forcave politike Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.
