Bashkëmosharët e Jonadës kërkojnë drejtësi për të: Heshtja është bashkëpunim në krim!

Prania e fëmijëve, bashkëmoshatarë të vajzës 7-vjeçare Jonada Avdia që humbi jetën tragjikisht në Potam me 2 gusht pasi u përplas me skaf nga efektivi Arjan Tase nuk munguan as në protestën e dytë për të.

Ata zunë vend në rresht në shkallët e Kryeministrisë teksa në duar mbanin pankarta ku shkruhej:

"Drejtësi për Jonadën. Heshtja është bashkëpunim në vrasje".