Transportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve të arrestuar dhe 2 shtetasve nga Ukraina, dhe personi në kërkim

Ora News mëson emrat e tre vlonjatëve të arrestuar në kuadër të operacionit “The Eye” "(Syri"). Ata janë Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii

Ata janë arrestuar pasi akuzohen se kanë transportuar 992 kg drogë nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Droga u transportua me 3 skafe rreth orës 15:00 të 7 gushtit në thellësi të detit Jon ku dhe u vendos në një anije velierë ku udhëtonin dy shtetasit ukrainas. 

Ndërkohë detajet e operacionit u mësuan një ditë më pas (8 gusht 2022) 

"Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako" informoi polici e Vlorës.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Saverio Imerajt në Vlorë, shërbimet e DVP Vlorë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe), 3 aparate celulare dhe 2 automjete"

Te arrestuar 

Arbër Saraseli  31 vjeç banues në Vlorë

Saverjo Imeraj 21 vjeç banues në Vlorë

Qemal Pekmezi 19 vjeç banues në Vlorë

Bychkovi Serhii, 43 vjeç me shtetësi ukrainase

Senkevych Serhii,  62 vjeç me shtetësi ukrainase

Në kërkim Gregor Likaj 33 vjeç banues në Vlorë

Transportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve tëTransportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve të

Transportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve tëTransportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve të

Transportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve tëTransportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve të