Shtatë vatra zjarri vetëm në Malësinë e Madhe, në rrezik disa banesa
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 8 Gusht 2022, 14:42
Malësia e Kurbinit prej disa ditësh ndodhet në pushtetin e zjarrit, ndërsa në ditën e sotme është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri.
Shtatë vatra zjarri aktive janë ende aktive në fshatrat Skuraj, Gallatë dhe Mali i bardhë, nga ku rrezikohen dhe disa banesa.
Erërat e fuqishme gjatë mbrëmjes së kaluar favorizuan përhapjen e flakëve.
Në zonat e prekura nga zjarri sot kanë mbërritur dhe forcat nga ushtria, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikseve ka rezultuar e paefektshme nga terreni malor.

