Banorët në Elbasan, "luftë" me flakët për të shpëtuar ullinjtë shekullorë, Boçi: Shteti është shuar!
Një pjesë e ullishteve në perëndim të Elbasanit prej orësh është përfshirë nga flakët.
Deputeti i zonës, Luçiano Boçi, ka publikuar disa video që tregojnë përmasat e zjarrit dhe përpjekjen e banorëve për ta shuar me mjete rrethanore, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.
"Asnjë impenjim dhe angazhim për të ndërhyrë. Ndërsa ullinjtë qindravjeçarë të qytetit shkrumbohen, qeveria e pushteti lokal bëjnë shëtitje me skaf.S’ka zjarr që ia prish pushimin!Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama!Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e tyre!" denoncoi ai.
Boçi thotë se këto pamje tronditëse nga Elbasani, dëshmojnë faktin e lënies në dorë të zjarrit të pyjeve kudo në Shqipëri, të pasurisë kombëtare dhe të njerëzve të thjeshtë, sakrificat e të cilëve nuk mjaftojnë.
"Shteti nuk ekziston! Është shuar. Banorët nuk tërhiqen, luftojnë me zjarret e po “rrezikojnë lëkurën”! Qeveria shullehet në diell për të nxirë lëkurën pasi i kanë nxirë jetën shqiptarëve!"





