Kakavijë, po kalonte kufirin me rreth 20 mijë euro të padeklaruara, procedohet 53 vjeçari italian
Një shtetas italian është proceduar në gjendje të lirë pasi u kap me një shumë parash të cilat nuk i kishte deklaruar.
53 vjeçarit me inicialet G.C ju gjet shuma prej 19.450 euro. Ata u sekuestruan nga policia.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin e tij, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë gjetën dhe sekuestruan 19.450 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
