Shqiptari plagos grekun me thikë pas një sherri, dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Një sherr i ashpër ka ndodhur pasditen e së shtunës 6 gusht në qendër të Spartës.

Një shqiptar për arsye ende të panjohura është përleshur me një grek dhe më pas ka nxjerrë një thikë duke e plagosur rëndë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë.

Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa vlen të theksohet se po shqyrtohet mundësia që i shqiptari të kishte përdorur drogë.