Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë

Një zjarr ka rënë në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në Piramida 17 (në Kolonjë).

Zjarri është i permasave të mëdha.

Në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, çka ndikon në përhapjen e zjarrit.

Flakët gjithashtu po favorizohen edhe nga era.

Deri me tani zjarri po fiket me helikopterë nga nga forcat greke, ndërkohë forcat e zjarrfikëse shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.