Policia ndaloi mjetet motorike pas tragjedisë në Himarë. Pronarët e mjeteve në Velipojë kërkojnë të dalin në det

Pronarët e Jetski-ve në Velipojë kërkuan të dielën të dalin në det me mjetet e tyre.

Prej ditës që ndodhi tragjedia në Potam policia nuk i lejon të ushtrojnë aktivitetin.

Ata thonë se disponojnë dokumentacion të rregullt dhe kanë paguar çdo detyrim.

“ Spo na japin zgjidhje, jo sot jo nesër. Me tatime me letra të paguara, policia nuk po na jep asnjë zgjidhje.”

Thonë se nuk kanë ende një shkresë zyrtare për bllokimin e mjeteve.

“Asnjë vendim me shkresë as nuk na japin përgjigje.”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pronarët e Jetski-ve kanë kërkuar zgjidhjen e problemit pasi me këtë biznes sigurojnë të ardhurat.

“Na ka dëmtu se ne kemi punëtor, kemi dokumenta”

“Ju bëjmë thirrje të na japi një zgjidhj.”

Pas tragjedisë së Potamit ku humbi jetën një 7 vjeçare janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit mbi 200 mjete lundruese dhe argëtuese.