"Duhet të ishin shkarkuar të gjithë ministrat" Meta fton qytetarët t'i bashkohen protestës sot pasdite

Kryetari i Partisë së Lirisë ishte sot në shtëpinë e familjes Avdia për të përcjellë ngushëllimet për vdekjen  e Jonadës vajzës 7 vjeçare.

Në një prononcim për median pas vizitës në shtëpi Meta ftoi të gjithë qytetarët të jenë sot pasdite në protestën e thirrur nga shoqëria civile "Nuk e vrau varka por shtet"

“Çdo qytetar duhet ti bashkohet kësaj proteste për të parandaluar dhe ngjarje të tilla që nuk është e para që ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së zyrtarëve të shtetit. Kemi pasur dhe fatkeqësi të tjera. Në mënyrë që ti japim fund këtyre fatkeqësive të gjithë duhet të jenë në protestë”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithashtu ai tha se ministrat duhet të ishin shkarkuar.

"Minimumi të gjitha ministrat përgjegjës për zbatimin e vendimit të qeverisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar nga kryeministri bashkë me kryetarin  e bashkisë ku ndodhi tragjedia'

Poll

Edhe kreu i PD-se ishte sot në familjen Avdia për ti shprehur ngushëlimet ndërsa bëri thirrje për tu bashkuar në protestën e pasdites së sotme.

 

Familja Avdia i dha lamtumirën dje vogëlushes 7-vjeçare e cila humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase.

Ngjarja tragjike u shënua më 2 gusht 2022 në plazhin Potam të Himarës.

Polici Tase u arrestua për akuzën e Vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që u njoftua se në hetim është dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare të Vlorës, e cila është shkarkuar.

"Duhet të ishin shkarkuar të gjithë ministrat" Meta