Pamje me dron, shikoni si po digjet mali i Zefjanës në Bushat
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 21:10
Ora News sjell pamje me dron nga zjarri i madh që ka rënë në afërsi të fshatit Rranxa Bushat në Bashkinë Vau i Dejës pasditen e sotme.
Zjarri ka përfshirë malin e Zefjanës dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave, raporton Ora News.
Në vendngjarje janë 8 zjarrfikëse nga Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe dhe Vau Dejës.
Ndërkohë, momentalisht është arritur që të shpëtohen banesat nga flakët.
