Tragjedia në Himarë, sonte në 19:00 do të zhvillohet një marshim homazh në Shëngjin – Lezhë, në kujtim të vogëlushes
Sonte ora 19:00 do të zhvillohet një marshim homazh në Shëngjin - Lezhë në përkujtim të vogëlushes Joanda Avdia.
Lajmin e bëri të ditur Peshkopi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Tëitter.
“Sonte ora 19:00 një marshim homazh në Shëngjin - Lezhë në përkujtim të vogëlushes Joanda Avdia që gjeti vdekjen në bregdet nga papërgjegjshmëria. Nisja nga oborri i Kishës së Shëngjinit me lule dhe qirinj në dorë drejt bregdetit!”, shkruan Dom Gjergj Meta
Vajza 7-vjeçare humbi jetën në plazhin Potam në Himarë pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.
Sonte ora 19:00 një marshim homazh në Shëngjin - Lezhë në përkujtim të vogëlushes Joanda Avdia që gjeti vdekjen në bregdet nga papërgjegjshmëria.
— Dom Gjergj Meta (@DomGjergji) August 3, 2022
Nisja nga oborri i Kishës së Shëngjinit me lule dhe qirinj në dorë drejt bregdetit! pic.twitter.com/MFnZ6MLFgW