Dibër, u arrestua pasi rrahu motrën, 30 vjeçari kundërshton forcat blu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 10:47
Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Gjatë shoqërimit ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë”, njofton policia.
Materalet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
