Kukulla pret Jonadën, pushuesit braktisin plazhin e Potamit ku komisari e vrau me skaf, dëshmi të tjera tronditëse

Një ditë pas vrasjes me skaf të vogëlushes 7-vjeçare në plazhin e Potemit në Himarë, pushuesit atje kanë treguar për Ora News tmerrin e përjetuar. Ata kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, ndërsa të mërkurën plazhi është boshatisur nga pushuesit.

Një kukull që s’do ta prekë kurrë vogëlushja Jonada Avdiaj qëndron në vendin ku 7 vjeçarja u aksidentua për vdekje në Plazhin e Potamit në Himarë.

Shezllonët në vijën e parë të plazhit të familjes Avdiaj nga Tropoja ende janë me rrobat e tyre të palëvizura pas tragjedisë.

24 orë pas ngjarjes plazhi është boshatisur nga pushuesit.

Një kamera e sigurisë e hotelit pranë detit, dyshohet të ketë filmuar të gjithë ngjarjen

Gazetarja Esmeralda Keta ishte pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja e rënde, tregon një ditë më pas tmerrin e atyre momenteve.

“Ishte shumë shokuese për mënyrën si e vogla iku nga kjo jetë. Trupi u dëmtua rëndë. Skafi ishte me fuqi motorike shumë të lartë e dëmtoi shumë trupin e të miturës”

Ajo thotë më tej se në hotelin ku qëndronin familja Avdiaj nga Tropoja, asnjë pushues nuk ka mbetur më.

"Sot hoteli ku qëndronte familja nuk ka më asnjë pushues.  Kanë ikur të gjithë dje pasdite" 

Makutëria dhe papërgjegjshmëria siapas vetë pushuesve që e kanë parë ngjarjen ishte e paimagjinueshme.

 "Ishte plot me fëmijë dhe të tjerë që po notonin. Personi bëri një manovër që e çoi varkën paralel me bregun e detit.Babai i vajzës i cili skafi i kaloi sipër ai kaloi nga ana tjetër poshtë skafit" 

 Për deputetin demokrat Kreshnik Çollaku që ishte në vendin e ngjarjes, përgjegjësia duhet të bjerë mbi institucionet.

"Turbina e copëtoi vajzën 7 vjeçare. Ishte tmerr"

Për ngjarjen e rëndë është arrestuar drejtuesi i skafit Arjan Tase, me detyrë drejtor i Policimit në Elbasan, I cili ka shërbyer më herët edhe si shef komisariati në Himarë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 

Mengjesi i trishte ne Potam 

Gazetarja Esmeralda Keta e cila ishte dhe dje e pranishme kur ndodhi ngjarja, me anë të një postimi në Facebook tregon vendin ku vogëlushja u nxorr e pajetë, dhe ku është vendosur një kukull.

"Mëngjes i trishtë sot në Potam…

Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë

Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll," shkruan ajo.

    Kukulla pret Jonadën, pushuesit braktisin plazhin e Potamit ku komisari eKukulla pret Jonadën, pushuesit braktisin plazhin e Potamit ku komisari e Kukulla pret Jonadën, pushuesit braktisin plazhin e Potamit ku komisari eKukulla pret Jonadën, pushuesit braktisin plazhin e Potamit ku komisari e