"Nuk e vrau varka por e vrau shteti!" Berisha mbështet protestën që do të zhvillohet nesër para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 09:42
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur një ditë më parë (2 gusht) në plazhin Potam në Himarë ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase është njoftuar që do të zhvillohet një protestë.
Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook tregoi se do të mbështesë protestën qytetare.
“Nesër në ora 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti! Mbështetje të plotë protestës qytetare.”, shkroi Berisha.
