Elbasan, plagosi me thikë 33 vjeçarin gjatë një konflikti, i riu në kërkim nga policia

Një person është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes dy të rinjëve në Elbasan.

“Në lagjen "28 Nëntori", gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia.

33 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

27 vjeçari është në kërkim nga policia, vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.