E trishtë, qytetarët e Himarës ndezën qirinj në vendin ku u vra 7 vjeçarja

E trishtë, qytetarët e Himarës ndezën qirinj në vendin

Në vendin ku 7 vjeçarja humbi jetën ditën e djeshme pasi u godit nga skafi që drejtohej nga komisar Arjan Tase, qytetarë të Himarës kanë ndezur qirinj mbrëmjen e djeshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në nder të vogëlushes që humbi jetën qytetarët kanë kryer homazhe duke u ndërgjegjësuar me tragjedinë që i ndodhi familjes.

Figura të mediat, politikës por jo vetëm kanë shprehur ngushëllime dhe keqardhjen për vdekjen e Jonda Avdiaj, 7 vjeçares që kishte ardhur me pushime nga Anglia me familjen e saj vetëm pak ditë më parë.

Ngjarja ndodhi më 02/08/2022, ku skafi me drejtues komisar Arjan Tasen, goditi rëndë duke lënë të vdekur vajzën e vogël që po lahej në ato momente në det.

Menjëherë pas kësaj autori është arrestuar ndërsa në pyetje janë marrë dhe familjarë dhe dëshmitarë të tjerë të ngjarjes.

E trishtë, qytetarët e Himarës ndezën qirinj në vendin

Ndërkohë fotot më poshtë janë publikuar nga gazetarja Esmeralda Keta mëngjesin e sotëm, ku plazhi është braktisur e një kukull është vendosur në vendin ku vogëlushja ndërroi jetë.

E trishtë, qytetarët e Himarës ndezën qirinj në vendin

E trishtë, qytetarët e Himarës ndezën qirinj në vendin

E trishtë, qytetarët e Himarës ndezën qirinj në vendin