“Qeveria ka të bëjë shumë”, Berisha akuzon Ramën: Ofron drogën si alternativë, shtrat i tmerrshëm për krimin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me intelektualë tha se qeveria ka të bëjë shumë në atë se çfarë I ofron shoqerisë.

Sakaq ai tha ajo çfarë mund t’ju ofrojë fëmijëve tanë, nipërve, mbesave është “drogën si alternativë ofron, e cila është një shtrat i tmerrshëm për krimin, një shkatërrues i karakterit dhe shëndetit të njeriut.”

Gjithashtu nuk la pa përmendur as PD nën udhëheqjen e Bashës duke thënë se PD devijoi nga vlerat e saj themelore, nga parimet themelore të programit të saj.

Sali Berisha: Familja shqiptare është subjekt i kërcënimeve të mëdha, rreziqeve të mëdha, apo po ta quajmë me një term tjetër  agresorëve të shumtë kanë ngritur zërin dhe kanë qenë zëra të vetmuar në studiot tona televizive në opinionin publik. E them me keqardhje të madhe se PD devijoi nga vlerat e saj themelore, nga parimet themelore të programit të saj. Kështu që, jo që nuk u bë avokate e këtyre vlerave, por me heshtjen e saj  kontribuoi qëndrimeve herë-herë anti-familje, herë herë armiqësore ndaj familjes. Dhe ju garantoj se kjo periudhë merr fund, merr fund. Këtu ju keni analizuar, keni rreshtuar tërë problematikën në tërësinë e saj dhe biem dakord që sado që s’ka asgjë më private se familja, për fat të keq s’ka asgjë që ndikon më shumë në familje se sa qeverisja.

“Po jap 2-3 shembuj. Ky që është sot në qeveri dhe rëndomtë thuhet se ka qenë përdorues droge, ky merr përsipër jo mbjelljen, por nëse ju kujtohet, se do pyes anketën nëse duhet të liberalizojmë përdorimin. Çfarë ju ofron ky fëmijëve tanë, nipërve, mbesave? Drogën si alternativë ofron, e cila është një shtrat i tmerrshëm për krimin, një shkatërrues i karakterit dhe shëndetit të njeriut. Dhe ky zotëri, pse mund të ketë qenë vetë përdorues, kërkon ta përcjellë këtë në mbarë shoqërinë shqiptare. Qeveria ka të bëjë shumë, po ua them unë.", tha Berisha