Meta: Duam polici të fortë, jo që mbështesë çunat problematik, të shkëputen nga partia e gjobat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për shtyp u shpreh se për rastin e Himarës duhet hetuar nëse ka qenë me licencë për përdorimin e mjetit.

Ai tha se në aksin Fushë-Krujë Milot po ndodhin ngjarje të rënda çdo javë dhe se policia nuk mund të përdoret për të mbështetur çunat problematik dhe kanabizimin e vendit.

Ai shtoi se Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi i partisë dhe që ndërton këtë raport shtypës me qytetarin.

Meta: Edhe për rastin konkret duhet hetuar nëse ka qenë me licencë për përdorimin e mjetit. Situata të tilla nuk kalojnë dot me deklarata, po e shikojmë po e bëjmë. Duam një polici të fortë, dhe policia është e fortë kur parandalon. Në aksin Fushë-Krujë Milot po ndodhin ngjarje të rënda çdo javë dhe e vetmja gjë që bën policia është që mbledh plumbat.

Nëse t’i e përdor policinë për të mbështetur çunat problematik dhe kanabizimin e vendit, ti e çon policinë në këtë gjendje ku protagonizmin e bëjnë arrogantët e partisë dhe jo efektivët e devotshëm. Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi i partisë dhe që ndërton këtë raport shtypës me qytetarin. Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë një figurë që zbaton vetëm ligjin dhe nuk pranon ndërhyrje. Policia e Shtetit duhet të jetë ajo polici që qytetari e telefonon ajo do t’i gjendet dhe jo kur telefonon policinë t’i vijnë kriminelët dhe gjobaxhinjtë të cilët i kërkojnë llogari pse telefonoi policinë.