Në Himarë u vra 7-vjeçarja, Rama poston Bujtinën në Berat, dikur bënte reklamë për sigurinë në plazhe
Ndonëse para pak orësh një polici me skaf i mori jetën një 7-vjeçareje në plazhin e Potamit, Himarë, para 3 orësh ai ka postuar foto nga shtëpia 350-vjeçare pranë urës së Goricës, në pronësi të Antoneli dhe Kejsi Hoços, duke e rekomanduar si destinacion.
“Respekt. Dy të rinj Antoneli dhe Kejsi Hoço kanë transformuar shtëpinë 350 vjeçare pranë urës së Goricës, të gjyshit dhe babait në një Bujtinë që prezanton kulturën dhe Traditën e Beratit. Në një destinacion perfekt me kuzhinë tradicionale, verën e Beratit, reçelin e shtëpisë, “Tradita e Beratit” ju mirëpret.” – shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë, Rama ka reaguar për ngjarjen pas gati 5 orësh lidhur me ngjarjen e rëndë ku vdiq 5-vjeçarja dhe ku ishte i përfshirë një polic.
Nga ana tjetër nëse i hedh një sy Facebook-ut të Ramës, nuk mungojnë postimet ku ai thotë se në plazhet tona ka siguri dhe roje plazhi, duke reklamuar edhe se janë publikë e të pastër.
Një postim të tillë e ka bërë edhe me 24 korrik, ku ka nxjerrë plazhin e Himarës si një hapësirë publike, ndërsa sot pak metra më tutje u vra 7-vjeçarja.
“Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike. Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët.” – shkruan Rama më 24 korrik 2022.
Po ashtu, një qasjeje të tillë i është bashkuar edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro duke promovuar një aksion të policisë për ndalimin e mjeteve lundruese në det.
Nga ana tjetër, kryepolici Gledis Nano e përjashtoi policin Tase, si dhe drejtorin e kufirit dhe migracionit Vlorë për ngjarjen.
Por askush nuk di të thotë se pse, pas disa ngjarjeve të përsëritura, mjetet të tilla të rrezikshme lejohen të lundrojë fare pranë bregut!






