Vdekja e 7-vjeçares, Spiropali: Na tronditi, e vrau dalldia, të dënohet shkaktari dhe të mos përsëritet
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për ngjarjen në Himarë ku një polici vrau një 7-vjeçare.
Në rrjetet sociale, Spiropali shkruan e se atë e vrau papërgjeshmëri ku mos kontrolli i vetes e shndërroi një polic, në vrasës.
Ajo shton se hetimi jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit.
Ministrja i bën një apel të fortë institucioneve të drejtësisë për të kryer një hetim të shpejtë dhe të drejtë dhe të sigurohen që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Spiropali: Ngjarja tragjike e Potamit na ka tronditur dhe lënduar të gjithëve. Një vajzë shtatë vjeçare humbi jetën e përplasur barbarisht nga një gomone. Nesër ajo mund të ishte muzikante, shkrimtare, politikane, mjeke, apo edhe thjesht bijë e një nëne dhe prind fëmijësh. E vrau papërgjegjshmëria. E vrau dalldia. Ia preu në mes jetën krimi i dikujt që moskontrolli i vetes e shndërroi nga polic, në vrasës. Nxis një hetim të shpejtë dhe të drejtë.
Hetim që jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit. Të gjitha institucionet e sigurisë duhet të ngrihen në këmbë që kjo ngjarje e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe askund në bregdetin tonë. Lutem për shpirtin e Saj të pafajshëm. Ngushëllime familjes, edhe pse si nënë e dy fëmijëve të mitur e di se sot prindërit e vajzës janë të pangushëllueshëm. Dhimbja e tyre qoftë një klithmë për të gjithë ne që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më.
