“Plagët në çfarë do lloj moshe e fisnikërojnë burrin”, Pano për Berishën: Pronësia e tij intelektuale investim
Pastori Akil Pano, themelues i Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës në tryezën e organizuar sot nga kreu i PD Sali Berisha ku si qendër diskutimi ishte familja tha se një familje e harruar, e tjetërsuar e lënë në harresë për mbi 30 vite tranzicion në shqipëri është atentat që I bëhet jetës.
Sakaq Pano vlerësoi Berishën duke thënë se pronësia intelektuale e tij është një investim për të ndërtuar atë që fatkeqësisht të gjithë së bashku nuk ishim në gjendje që ta ndërtonim.
Akil Pano: Me lejoni t'i uroj doktorit jetë të gjatë dhe sa më aktive në politikë, dhe diçka që kisha të fortë në zemrën time ta thoja për ju plagët në çfarë do lloj moshe e fisnikërojnë më shumë burrin, është njerëzore të afeksionohesh me historinë e plagëve të goditjeve dhe përbaltjeve sesa në historinë e ashtuquajtura të sukseseve në sferat e tjera që disa individë pretendojnë se e kanë. Isha shumë I gëzuar që mora ftesë nga ju për të qenë pjesë e kësaj tryeze ku trajtohet tema më e madhe, kjo është tema e jetës. Një familje e harruar, e tjetërsuar e lënë në harresë për mbi 30 vite tranzicion në shqipëri është atentat që I bëhet jetës. Jam shumë I gëzuar në dimensionin që po përjetoj sot këtë mbrëmje dhe shpresoj që kjo të jetë reale dhe jam I predispozuar që ta besoj këtë gjë se një burrë shteti si Berisha nuk ka më çfarë të humbi në jetën e vet. Gjithçka që ai ka, gjithë pronësia e vetë intelektuale sot është një investim për të ndërtuar atë që fatkeqësisht të gjithë së bashku nuk ishim në gjendje që ta ndërtonim. Besoj që njerëzit e së mirës që besojnë tek disa vlera duhet të bëhen bashkë të qëndrojnë bashkë.