Tupja: Po u zhbë familja, mbaroi kombi, po përballet me varfëri e korrupsion, përgjegjës edhe Rama

Gjatë një takimi me kryetarin e PD-së Sali Berisha me intelektualët, shkrimtari dhe publicisti, Edmond Tupja u shpreh se solidariteti, dhembshuria, komunikimi janë të familja.

Sipas tij, familja shqiptare sot përballet me korrupsionin, pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron një mori njerëzish dhe se varfëria po e vret familjen.

Ai shtoi se atribuon një përgjegjësi të jashtëzakonshme, qeverisë aktuale, sidomos kryeministri Edi Rama dhe kori i tij për gjendjen e familjes.

Tupja: Solidariteti, dhembshuria, komunikimi janë të familja. Nëse familja në Shqipëri zhdëmtohet, iku, mbaroi kombi shqiptar. Sepse familja shqiptare sot përballet me korrupsionin, pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron një mori njerëzish. Varfëria po e vret familjen, shikoni dramat që ndodhin brenda familjes. Dhuna kundër gruas, fëmijës, pleqve. Papunësia, emigracioni, ikin fëmijët, mungesa e shtëpisë, droga etj.

Të gjitha këto krijojnë plagë në familjet shqiptare, sidomos të nënave shqiptare. Prandaj unë them që duhet ti biem kambanave të alarmit. Rreziku është te familja. Duhet të ndryshojë mentaliteti. Pa familje jemi të gjithë të mbaruar. Jam shumë i trembur dhe i vesh, atribuoj një përgjegjësi të jashtëzakonshme, qeverisë aktuale, që ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme, sidomos kryeministri Edi Rama dhe kori i tij. Prandaj para jush uroj kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, për lumturinë që i sjell vetes dhe qeverisë së tij, duke shkatërruar thelbin, qelizën shqiptare, familjen.