Hakerat publikojnë emailet e Ramës, gardiani i ankohet për eprorin, një bangladeshas i uron mandatin e tretë si Kryeministër
Grupimi i quajtur Homeland Justice, i cili ka marrë përsipër edhe sulmin kibernetik ndaj e-Albania ka publikuar në faqen saj të regjistruar në Rusi qindra materiale të cilat preetendojnë se janë marrë nga emaili zyrtar i kryeministrit Edi Rama.
Denoncimet e shumta të qytetarëve nuk janë të vetmet që bien në sy, pasi janë edhe vetë punonjësit e administratës që i ankohen Kryeministrit për eprorët e tyre duke e paralajmëruar për kapje institucionesh apo tendera të cilët janë favorizuar.
Një prej tyre mban datë 26 tetor 2021. Komisar Lefter Bardhosh Shehu, i cili thotë se është oficer në policinë e burgjeve dhe me detyrë në burgun e Vlorës ankohet për drejtorin e tij Engjellush Avdulaj për një sërë problematikash.
Ndërsa në emaile të tjera si ai i nëntorit 2020 janë urime për Kryeministrin.
Në një rast një qytetar nga Bangladeshi i drejtohet Kryeministrit duke e uruar për mandatin e tretë dhe i ofrohet si ndërlidhës biznesesh mes dy vendeve.
Një ditë më parë në websiten e hakerave me domain rus lexuesit u pyetën nëse ishin të interesuar të publikoheshin emailet e kryeministrit apo të ministrave.
