Zjarri në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit djeg ullinj e të mbjella

Një zjarr i madh është shfaqur sot (2 gusht) në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit.

Flakët janë përhapur përgjatë aksit rural Fushë Peshtan-Karkanjoz, duke marrë para arat me të mbjella.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm.

Mjetet zjarrëfikëse të Poliçanit e kanë pasur të pamundur lokalizimin e flakëve dhe kanë kërkuar ndihmën e Repartit të Shpëtimit nga Zjarri Berat.

Tre mjete nga Berati u  nisur drejt Poliçanit dhe vetëm pak minuta më parë është bërë i mundur lokalizimi i flakëve të zjarrit dhe shuarja e tij.

Janë djegur dhjetëra rrënjë ulliri dhe disa dylym tokë arë me të mbjella, gjithashtu janë djegur dhe ferra e shkurre.