“Drama e sotme e vendit ka për teatër familjen shqiptare”, Berisha: Për ne si forcë konservatore familja vlerë themelore
Kreu I Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me intelektualë.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se drama e sotme Shqiptare ka për teatër familjen shqiptare dhe sipas tij në krye të rrymës që dekonfiguron prindërit është George Soros.
Sakaq ai shtoi se për PD familja është vlerë themelore.
Sali Berisha: Drama e sotme Shqiptare ka për teatër familjen shqiptare. Ajo luhet në teatrin e familjes shqiptare nga një kompleks faktorësh. Sot përballen dy rryma një rrymë që tejkalon familjen dhe vlert e saj. Një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra. Është një shumicë tjetër që beson në vlerat familjare. Problemi është më problematik se rryma që tejkalon familjen a vlerat e saja, I shmang, kërkon ti imponohet politikisht, sociologjikisht në forma të ndryshme. Në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Ai është multimilardieri që investon më shumë se donacione. Donacionet e tij i tejkalon të gjithë. Ai përdor miliardat që i ka kryekëput të një spekulimi. Ai përdor miliarda për të imponuar koncepte të ekstremit të majtë. Ne na kujtohet, kur donim të paraqisnim propagandën anti komuniste, këta nuk pyesnim për familje. Ajo nuk bëhej zyrtare, por kjo dogmë ishte tek Engelsi. Ata nuk e shpalosën, ky e shpalosi. Dhe kjo ndodhi edhe në Shqipëri. Ky erdhi në Shqipëri, në vendin më tradicional për shumë rrethana.
E gjykoj se mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, është një domosdoshmëri dhe ne si forcë konservatore e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi si vlerën më themelore të shoqërisë.
"Nuk po zgjatem më shumë, pasi këtu kam ardhur për të ju dëgjuar ju, për pikëpamjet, idetë tuaja, për familjen në rrezik, apo për dramën që përjeton sot shoqëria shqiptare, që ka për teatër familjen shqiptare" ju drejtu Berisha personave të pranishëm.