Babai i 7-vjeçares i kërkon llogari Tases për jetën e të bijës, më pas i dërrmuar vë duart në kokë

Në rrjetet sociale janë publikuar foto nga momenti i përplasjes mes babait të vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë dhe  drejtuesit të skafit.

Bledar Avdia shihet në det duke u konfliktuar me duar me policin Arjan Tase pas ngjarjes së kobshme.

Në një moment babai i vogëlushes shtrihet i dërrmuar në plazh me duart mbi kokë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, 2 gusht. Policia ka shoqëruar  Arjan Tasen ndërsa kreu i policisë së shtetit njoftoi përjashtimin e tij nga radhët e policisë.