Më shumë se 20 avionë ushtarakë kinezë hyjnë në hapësirën ajrore të Tajvanit në ditën e vizitës së Pelosi

Të paktën 21 avionë ushtarakë kinezë hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit (ADIZ) në ditën e mbërritjes së Nancy Pelosi në ishull, sipas ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, ka mbërritur në Tajvan, duke shkaktuar reagim të ashpër nga Kina, e cila e konsideron Tajvanin si të sajin. 

Kina e sheh kontaktin zyrtar amerikan me Tajvanin si inkurajim për ta bërë të përhershme pavarësinë de facto të ishullit. 

Në deklaratën e saj të parë pas mbërritjes në Tajvan, Pelosi tha se SHBA nderon angazhimin e saj ndaj demokracisë. Solidariteti i Amerikës me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm sot se kurrë, tha ajo.