Mziu: Reciprociteti Kosovë-Serbi e drejtë ndërkombëtare, Vuçiç vëllai i vogël i Putinit dhe Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 18:10
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka reaguar lidhur me konfliktet që kanë ndodhur 24 orët e fundit në veriun e Kosovës.
Ai shkruan se vendosja e reciprocitetit Kosovë - Serbi është një e drejtë e ligjshme ndërkombëtare dhe se Vuçiç është vëllai i vogël i Rusit Putin dhe Ballkani i hapur Rama Vuçiç.
Mziu: Vendosjen e reciprocitetit Kosovë - Serbi është një e drejtë e ligjshme ndërkombëtare! Serbi Vuçiç vëllai i vogël i Rusit Putin dhe Ballkani i hapur Rama Vuçiç, ngelet kontradikta më e madhe në arenën botërore… Në anën tjetër KFOR, NATO, BE dhe USA, ngelen si gjithmonë standardi më i lartë i demokracisë, vendosjes së demokracisë dhe në anën e drejtë të historisë botërore. Vëllezër Kosovarë dhe Kosovë, jemi me Ju.
