VIDEO/Dani Olmo dinak, mashtron Hernandez duke i rrëmbyer një goditje të lirë

Dani Olmo bëhet protagonist i një episodi aspak të zakontë për fushat e futbollit. Sulmuesi spanjoll i Leipzig u tregua disi dinak në një moment që është foksuar nga kamerat zyrtare të ndeshjes që po bën xhiron e botës.

Sjellja e sulmuesit po ngjall shumë debate pasi në finalen e Superkupës së Gjermanisë kundër Bayern Munchen, në vend që të kthejë topin në mënyrë që kundërshtarët ta rivendosin në lojë nga vija anësore, e ndalon pak përtej vijës duke mashtruar Lucas Hernandez që e kap me dorë pa e ditur që topi ishte ende në lojë.

Anësori më të drejtë akordon goditje dënimi për Leipzig që të paktën në ndeshjen e dinakërisë fitoi dhe bindshëm madje.