Çmenden te Ferrari, i dhurojnë fitoren Max Verstappen në Hungari
Max Verstappen bën mrekullinë në Hungaroring duke përfituar edhe nga strategjia katastrofike e Ferrarit që dënoi Leclerc me 3 ndalesa në bokse për të korrigjuar gabimin e gomave të bardha në një moment kur nuk ishte e nevojshme.
Kampioni i botës që e nisi garën nga vendi i 10 u rendit i pari duke siguruar një fitore me aromë titulli. Fantastik holandezi që e parakaloi dy herë Leclerc duke korrigjuar edhe një gabim që mund t'i kishte kushtuar shumë.
Vetëm vendi i 6 për Leclerc ndërsa pas një beteje të ashpër, Hamilton dhe Russell ndanë podiumin me Mercedes që jep shenja jete, pasi skuadra gjermane garoi me një ritëm të frikshëm në Budapest. Vendi i katërt për Sainz i ndjekur nga Perez.
Strategjia e Ferrarit këtë fundjavë do të krijojë shumë polemika pasi i kushtoi makinës se kuqe podiumin dhe mundësinë për të rihapur luftën e titullit që tashmë duket një ëndërr. Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Leclerc e Sainz penalizohen mga gafat e drejtuesve të skuadrës nga Maranello.
